Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpia për çështjen “Partizani”, herë pas here pret në banesën e tij në Tiranë ish-politikanë të cilët e mbështesin.
I fundit është ish-eurodeputeti polak Ryszard Czarnecki, i cili është arrestuar në vendin e tij për korrupsion.
Czarnecki ka publikuar në mediat polake dy shkrime për Shqipërinë, ku në njërin prej tyre tregon edhe për vizitën në shtëpinë e Berishës, me këtë të fundit që e ka pritur me tortë e raki.
Por pasi Berisha e priti me ‘raki dhe tortë… pasi nuk mund ta çonte në një restorant’, siç tha ai, ish-eurodeputetit polak është vënë në prangat.
Sipas mediave vendase, Czarnecki u arrestua të mërkurën e 11 shtatorit nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit (CBA) në aeroportin Chopin në Varshavëm ditën kur Berishës iu komunikua akuza nga SPAK.Sipas mediave polake, ish-eurodeputeti është arrestuar në lidhje me rastin e tregtimit të diplomave në universitetin Collegium Humanum.
Prokurori ngriti dy akuza kundër Czarneckit; e para ka të bëjë me ndikimin të paligjshëm në Ministrinë e Arsimit dhe përfitime financiare 92,000 PLN (21 mijë euro). Politikanit polak nuk i është ndaluar dalja jashtë vendit.
Në mars 2023, shpërtheu një skandal në lidhje me Collegium Humanum. Filloi me arrestimin dy personave me dyshimin për përfitime materiale dhe personale. Bëhej fjalë për tregtimin e diplomave përmes këtij universiteti privat.