U premtua fundshkurti por në QSUT pajisja për sëmundjen e lëkurën nuk është ende gati

Ditë më parë transmetuam rrëfimin e një pacienti të dëshpëruar, që nuk kishte më para, për të kuruar sëmundjen e tij. Në gjymtyrët e poshtme kishte njolla, pasi ishte prekur nga “sarkoma kaposi”. Denoncuesi tha, se kishte shkuar disa herë në QSUT, por aparatura për problemin e tij, nuk po vihet në funksion. Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, tha, se Ortovoltazhi i ri ka ardhur, por po bëhet gati bunkeri, që të fillojë trajtimi.Sipas drejtoreshës, ky problem mbyllet brenda shkurtit. Tani, që afati kaloi, ne jemi interesuar pranë Onkologjikut, nëse ortovoltazhi është gati, dhe në fakt pamë, që ende pajisjet ishin të pamontuara.

Të Fundit