U Plagos Në Aksident Dy Ditë Më Parë Tek “Ura E Mërkurit”, ndërron Jetë Në Spital Mësuesi Nga Librazhdi

Ka ndërruar jetë në spital Tahir Bici, nga Dragostunja e Librazhdit, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit” në aksin Librazhd –Përrenjas në Qukës.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë.

Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u plagosën gjashtë persona.

54-vjeçari Tahir Bici me profesion mësues nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.

Të Fundit