U perurua ne maj, Spitali i Fierit pa kontrast: gjeje vete ose ne Vlore-Stop-27 Tetor 2021

Spitali rajonal memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor dhe një qytetar denoncon në Stop një problematikë lidhur me këtë spital. Idajete Kajolli tregon, se bashkëshorti i saj ka tumor në bark dhe me rekomandim të mjekut të familjes dhe specialistit në Fier, duhet të bënte rezonancë me kontrast. Data e caktuar ishte 31 gushti, por rezonanca ende nuk është bërë, pasi mungon lënda e konstrastit.Zonja Kajolli u drejtua në spital, por i thanë fillimisht, që ta siguronte kontrastin vetë.Më pas gazetares së “Stop”, drejtuesit e spitalit të Fierit, i dhanë një tjetër zgjidhje, duke i vënë në dispozicion një autoambulancë, për të cuar pacientin për rezonancë në Vlorë.

Të Fundit