“U përpoqa t’i ndihmoj, por…”- Flet në gjykatë shoferi i betonieres nga aksidenti

Gjykata caktoi ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest në burg” për shoferin e betonieres, Aleksandër Krrashi nga aksidenti tragjik ku humbën jetën katër të rinj: Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erild Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç, dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

Gjatë seancës, shoferi i betonieres ka deklaruar se është përpjekur të japë ndihmën e tij për 4 viktimat.

“U përpoqa në maksimum ti ndihmoj. Dera e makinës nuk u hapte. Lajmërova dhe një koleg të një betoniere tjetër që të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit”, deklaroi Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres.

Lidhur me këtë askident tragjik, masën “arrest në burg” e mori edhe Valentin Krrashi, kushëriri 24-vjeçar i shoferit, i cili akuzohet për ndihmën që i ka dhënë Aleksandër Krrashit për t’u larguar nga vendi i aksidentit, duke u akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit.”

Ndërkohë, menaxheri i firmës për prodhimin e betonit, Danjel Koxha, u lirua nga qelia me masën “detyrim paraqitje”.

Të Fundit