‘U përpoq të rrëzonte qeverinë’, burg përjetë aktivistit turk

Filantropisti turk dhe aktivisti i njohur i të drejtave civile, Osman Kavala dënohet me burgim të përjetshëm.

Ai akuzohet se u përpoq të rrëzonte qeverinë duke financuar protestat në vitin 2013, një çështje që gjykata e lartë e Evropës dhe fuqitë perëndimore thonë se është e motivuar politikisht.

Demonstratat nisën në një park të Stambollit në 2013 dhe u shndërruan në trazira antiqeveritare mbarëkombëtare.

Kavala, 64 vjeç, ka qenë në burg përreth 4 vite duke pritur dënimin dhe mohoi akuzat me të cilat u përball.

Gjykata dënoi gjithashtu shtatë persona të tjerë me 18 vjet burg secili për ndihmën që dhanë në përpjekjen për të rrëzuar qeverinë.

Salla e gjyqit ishte e mbushur me më shumë se 200 persona, duke përfshirë anëtarë të opozitës dhe aktivistë të të drejtave, shumë prej të cilëve brohorisnin kundër panelit të gjyqtarëve. Në fjalët e tij të fundit para vendimit, Kavala tha se kërkesa e prokurorit për një dënim të përjetshëm  nuk bazohej në “prova dhe përbënte “një akt të keqpërdorimit të të gjyqësorit”.

Kavala luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë civile turke përpara se të arrestohej në vitin 2017.

Ambasadat e aleatëve perëndimorë të Turqisë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, i bënë jehonë thirrjes për lirimin e Kavalës vitin e kaluar, duke shkaktuar edhe kërcënime nga Erdogan për të dëbuar ambasadorët e tyre. Presidenti Erdogan i ka krahasuar protestuesit me militantët kurdë dhe i akuzon për orkestrimin e grushti të dështuar të 2016-ës.

Të Fundit