U përplasën nga shoferi i droguar tek vijat e bardha,del nga spitali çifti Konomi

Kanë dalë nga spitali pas një muaji Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajës”. Gjendja e tyre është më e stabilizuar dhe do të jenë në mbikëqyrjen e mjekësve.

Autor i aksidentit është 39-vjeçari Ajas Sulejmani, i cili u largua nga vendi i ngjarjes fill pas përplasjes, por u arrestua më vonë në një klinikë private.

Pas verifikimeve, rezultoi se Sulejmani kishte konsumuar drogë në momentin që drejtonte makinën gjë e cila duket se ka sill humbjen e përqendrimit në timon.

Çifti i cili po kalonte në vijat e bardha kishte dhe vajzën e tyre 3-muajsh në momentin përplasjes, për fat të mirë vogëlushja pësoi vetëm lëndime të lehta

Të Fundit