Elseid Hysaj u kryqëzua nga opinioni publik e tifozët pas humbjes së Shqipërisë me Italinë. Mbi të rëndoi goli i 2-të e i përmbysjes që italianët shënuan me anë të Nicolo Barella.
Ajo ulje koke duke i hapur rrugë topit të shkonte drejt rrjetës, i ka kushtuar shumë kuqezinjve si dhe vetë Hysajt që vuan një barrë të madhe.
Pas disa muajsh, ai ka rihapur llogaritë e tij në rrjete sociale për të dhënë një mesazh drejt tifozëve. Hysaj kërkon ndjesë, ndërsa thekson se për këtë fanellë jep maksimumin e tij.
![U kryqëzua nga tifozët, reagon Elseid Hysaj: Kërkoj ndjesë,](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1718641476x900-0-1718641278xscreenshot-3-659-986.jpg)