77-vjeçari H. Balla i cili u godit me thikë nga fqinji pas një konflikti për motive të dobëta ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Qënas të Fierit. Autori i dyshuar 39-vjeçari me iniciale A.B, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy shtetas babë e bir, përkatësisht 77-vjeçarin me inciale H.B. dhe 53-vjeçarin me inciale A.B,
Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 39-vjeçarit në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme.