Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë në hetim nga polici në Tiranë pasi u filmuan teksa komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik.
Në pranga u vu shtetasi Kristo Agalliu, 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Agron Duraj, 61 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas sipas policisë janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin për shit-blerje votash për një subjekt politik.