STOP-EMISIONI 178(Sezoni 8) 9 Maj 2023- “Ule doren, se na q*ve nenen, o k*r..! OPGj merr 400 euro te mbylle ceshtjen.

Një qytetar nga Berati denoncon në “Stop”, OPGJ-në në këtë qytet Ledion Ferzaj. Qytetari thotë, se zyrtari Ferzaj, po e shantazhon me hetimin e një ngjarjeje, duke i kërkuar para, që ta mbyllë.Në janar 2023 denoncuesi bashkë me shokun e tij sjellin 4 automjete nga Gjermania. Bashkëpronari i makinave, që jeton Gjermani, ka mbajtur dokumentat origjinale të automjeteve. Në momentin, që denoncuesi shet një automjet dhe pret dokumentat, bashkëpunëtori i tij i bën bllok. Denoncuesi ynë shkon tek e dashura e tij, për të kërkuar komunikim për dokumentat e makinës së shitur.E dashura e partnerit në biznes denoncon situatën në policinë e Beratit. Në këtë moment OPGj Ledion Ferzaj, shantazhon denoncuesin me burg, pasi ka edhe precedëntë të mëparshëm.Denoncuesi tregon, sesi i mori 100 mijë lekë të vjetra poshtë jastëkut të mamasë së tij 84 vjecare, për t’ia dhënë OPGJ-së. Por ky i fundit kërkoi 400 euro, për ta mbyllur cështjen edhe te prokurori.Gjatë takimit, zyrtari i policisë tregon, se boll ka punuar për karrierat e të tjerëve, ndërsa merr eurot, duke kërkuar të bëjë kujdes.

Sot është dita e Europës, ditë, kur unioni feston fitoren mbi fashizmin. Kandidatja e PDIU për bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska ka zgjedhur një mënyrë të vetën për të kërkuar votën e qytetarëve. Ajo ka ndezur një aheng në shtëpi, e ka fimuar dhe e ka publikuar në rrjet, për të treguar, se cfarë do të ndodhë në qytet, nëse ajo fiton.Një tjetër foto hareje po qarkullon në rrjet. Kandidati i PS për Librazhdin Maringlen Disha, ia ka marrë valles me kreun e PD-së Bujar Vreto.

Kandidati i Frontit të majtë Marko Dajti ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Stop”, për të folur për garën për bashkinë e Tiranës. Në një intervistë me humor, Dajti tregoi vizionin e tij për kryeqytetin. Pak ditë më parë, në një dalje publike, Marko Dajti tha, se do shpërndante nga një gotë raki për votuesit e tij, gjë që në studio e quajtëm me sloganin “një gotë-një votë”.

Të Fundit