I riu që shihni në foto është Erjon Xhenje, 19-vjeçari që u vra dje në mbrëmje në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”. Mësohet se Xhenje u qëllua me 5 plumba teksa pinte kafen, ndërkohë që autorët ndodhen në arrati. Po ashtu bëhet me dije se i riu do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Në vendngjarje u zbuluan rreth 30 gëzhoja plumbash. Në një reagim zyrtar policia e Shkodrës bëri me dije se një motoçikletë është gjetur duke u djegur në lagjen ‘Gurrile’ dhe po ashtu është gjetur edhe arma e dyshuar se është përdorur në këtë vrasje.
“Disa persona janë afruar dhe kanë qëlluar drejt tij. Autorët kanë qenë me motoçikletë dhe më pas janë larguar nga një rrugicë. Është e paqarta se kush mund të jenë autorët, por policia është në hetim. Mendohet se kanë qenë të paktën dy persona në këtë ngjarje. Bulevardi Bujar Bishanaku monitorohet nga kamera sigurie, por autorët anë futur në një rrugicë dytësore për t’u larguar”, bëjnë me dije burime për media.