Policia ka identifikuar shtetasin shqiptar që humbi jetën pas një të shtëne me armë zjarri natën vonë, gjatë fundjavës, në një shesh në zonën e North York.
Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së së shtunës, në zonën e Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East.
Inspektori Jonathan Rose deklaroi për mediat se oficerët, pasi mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që kishte pësuar plagë nga armët e zjarrit.
“U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vendngjarje,” tha Rose.
Autoritetet e kanë identifikuar viktimën si Paulin Harusha, 43 vjeç. Vdekja e tij shënon vrasjen e 31-të për vitin 2025 në qytetin e Torontos.
Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një SUV me ngjyrë të çelët, përpara se oficerët të mbërrinin.
Detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat dhe identitetin e të dyshuarve nuk janë bërë ende publike.
Hetuesit u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë ose të raportojnë në mënyrë anonime përmes Crime Stoppers