U ekzekutua me silenciator, Klaudio Prendi kishte konflikte për një borxh 15 mijë euro, makina që përdorte në emër të një vajze

Një ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Klaudio Prendi mësohen detaje të reja.

30-vjeçari dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro.

Madje ditët e fundit Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet dhe ishte konfliktuar me grushte me disa persona të tjerë.

Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

Të Fundit