Një 62 vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë me thikë gruan e tij 58 vjeçare, në Torino të Italisë. Siç shkruajnë mediat italiane, ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë pasi dëgjuan britmat e gruas.
Kjo e fundit është dërguar në spital me 2 plagë të rënda në fytyrë dhe një në shpatull. Ndërkohë në pranga është vënë autori i plagosjes.
Bazuar në informacionet paraprake, ka dyshime se çifti kanë pasur debate të herëpashershme.
Tashmë mbi shqiptarin rëndon akuza e “vrasjes së mbetur në tentativë dhe keqtrajtim familjar”. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes, ndërsa 62 vjeçari ndodhet në burgun e Ivreas.