Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar në vendin e quajtur Curraj i Epërm janë shpëtuar pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.
Tre turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u bllokuan në kufirin mes Thethit dhe Valbonës ndërsa eksploronin zonën.
Më herët, policia sqaroi përmes një deklarate se çekët u bllokuan në këtë zonë për shkak të terrenit të thepisur.