“Qesh mirë, kush qesh i fundit”, ministrja e Arsimit u ngre gishtin protestuesve – Stop
Bota, Të Gjitha

“Qesh mirë, kush qesh i fundit”, ministrja e Arsimit u ngre gishtin protestuesve

Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns është në qendër të kritikave për shkak të një veprimi që ajo bëri para protestuesve.

Ministrja u ngriti gishtin e mesit një turme personash jashtë Downing Street.

Pamjet u bënë publike në rrjetet sociale teksa deputetja bëri gjestin pak para dorëheqjes së Boris Johnson.

Duke shpjeguar veprimet e saj, ajo tha se një grup njerëzish “po fyente deputetët”.

Ajo tha se duhet të kishte treguar më gjakftohtë, por u justifikua duke thënë se edhe ajo “është njeri”.

Jenkyns tha se kishte shkuar në Downing Street për të parë fjalimin e dorëheqjes së kryeministrit të enjten pasdite.

Turmat që festonin largimin e tij të afërt u mblodhën më pas në zonë. Jenkyns u dëgjua gjithashtu duke bërtitur ndërsa ajo u largua nga Downing Street pas fjalimit të Johnson.

Në videot e regjistruara të largimit të saj, ajo i tha turmës: “Qesh mirë kush qesh i fundit. Prisni dhe shikoni.”

Në një deklaratë në Twitter, Jenkyns tha se gjatë viteve, ishte ndjerë mjaft e abuzuar nga njerëzit që ishin atje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *