“U besoja… por m’i morën makinat dhe i SHITËN në Slloveni” Denoncimi i qytetarit!

Rasti, që trajtojmë sot, na con në tre shtete: Shqipëri, Suedi e Slloveni.
Genci Hodo denoncon një shtetas shqiptaro-maqedonas, Alban Mucha, i cili sipas tij menaxhon një kompani transporti me seli në Danimarkë.Albani mori përsipër, që të transportonte dy makinat e Gencit, por nuk e bëri.Sipas informacioneve nga shoferi, që transportonte automjetet, destinacioni i tyre ishte ndryshuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë, ku ishin shitur në një qytezë afër Ljubljanës, në Grosuplije.Denoncimi i Genci Hodos u bë, kur gjeti dy automjetet e tij në Grosuplije tek një vendas, i quajtur Miha Garbas. Pas dy muajsh nga gjetja e makinave, të vjedhura në Slloveni, Gencit i vjen një email nga shefi i krimeve Karel Žurga, që thoshte, se cështjen e kishte dërguar në Prokurorinë e Ljubljanës dhe kjo e fundit kishte vendosur kthimin e dy makinave te shtetasi slloven, që i bleu në të zezë. Genci Hodo pajtoi një studio ligjore avokatie në Slloveni, e cila u interesua në Prokurorinë e Ljubljanës, ku mësoi, se shefi i krimeve, nuk e kishte referuar fare në prokurori cështjen e vjedhjes së makinave të tij.Sot cështja është regjistruar në Prokurorinë e Ljubljanës, por prej 6 muajsh, akoma nuk ka asnjë përgjigje mbi ecurinë e këtij hetimi.

Të Fundit