Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për David Prendin, 28 vjeç i cili u arrestua pak ditë më parë gjatë një operacioni policor, si person që kërkohej nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme e kërkonte Prendin lidhur me përfshirjen e tij në skemat e mashtrimit me bursat online përmes “Call Center”.
Ai u shpall në kërkim pas një operacioni të SPAK, ku u goditën dy pika call center, njëra e vendosur pranë Gjykatës së Lartë ndërsa tjetra në kullën në Rrugën e Elbasanit



