U arrestua për aferën e inceneratorëve/Shtrohet në spital Lefter Koka

Është shtruar në spitalin e Burgjeve ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Mësohet se Koka ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye është dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Burgjeve.

Sipas burimeve për media, Koka është shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme me zemrën dhe çrregullime të sistemit kardiak.

Mësohet se ai është transferuar ditën e djeshme në spitalin e Burgjeve, ndërsa nuk ka informacione rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Kujtojmë se Lefter Koka është arrestuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve që është denoncuar nga PD dhe LSI.

Mbi Kokën rëndojnë akuzat për veprat penale:“Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Të Fundit