Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret që u akuzuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Nga “arrest me burg” u vendos masa “detyrim paraqitje” për infermieret Sheqerije Koçi, dhe Mira Bushi.
Këto të fundit do të hetohen tanimë në gjendje të lirë. Kujtojmë se tri javë më parë gjykata liroi Sidorela Çelën dhe sanitaren Rukie Hoxhën.
Infermieret Mira Bushi 52 vjeç, Sheqerije Koçi 61 vjeç, Sidorela Çela 28 vjeç si dhe sanitarja Rukije Hoxhaj 57 vjeç, u arrestuan pas hetimeve lidhur me skandalin e Tire Alldervishit.
Në dosje thuhej se Tire Alldervishit iu kqyr dhe sekuestrua celulari, ku u zbuluan disa nga bisedat e saj me koleget. Sipas organit të akuzës sanitarja Tire Alldervishi u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus 8 milionë lekë të vjetra.
Pas këtij skandali të publikuar në media u zbulua se në Spitalin “Shefqet Ndroqi” kishte një skemë të mirëfilltë zhvatjeje, ku përpos Alldervishit, u dyshuan si të përfshira edhe 4 shtetaset e lartpërmendura.