U akuzua për spiunazh, ukrainasi: S’jam agjent, por i apasionuar me vendet ish-komuniste

Dy rusët dhe një ukrainas që u arrestuan në Gusht të 2022-it, lanë qelinë e paraburgimit një ditë më parë, pas 9 muajsh të burgosur.

Gjykata e Elbasanit la nën masën “arrest në shtëpi” rusin Mihail Zorin, Zvetlana Timofeeva dhe Fredir Alpatov nën masën “detyrim paraqitje”. Por asnjëri pjre tyre nuk mund të largohet nga Shqipëria, deri në përfundim të hetimeve. Ukrainasi Fredir Alpatov rrëfeu historinë e tij një ditë pas lirimit nga burgu.

“Dua të marr makinën time nuk mund të largohem jashtë vendit për shkak të pasaportës pasi ma kanë bllokuar. Në burg nuk ia kam kaluar shumë mirë pasi unë nuk jam kriminel, kam ardhur këtu si i apasionuar pas vendeve historike, për shembull ish-komuniste dhe ndërtesave të vjetra. Në vende të tjera kur ndërtesat janë të braktisura ti mund të shkosh t’i fotografosh dhe vizitosh, por këtu në Shqipëri kjo është problem.”

Ata lane qelitë pasi kanë mbaruar afatet e paraburgimit. Ndërkohë organi i akuzës në Elbasan ende nuk i ka zbërthyer të gjithë celularët që iu sekuestruan tre të rinjve pas arrestimit. Po ashtu Prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit, me të cilat u ndaluan 3 të dyshuarit pranë uzinës së Gramshit në 22 Gusht të vitit të shkuar.

Të Fundit