EMRI| Ndalon në rrugë të miturën dhe tenton ta përdhunojë, arrestohet 21-vjeçari

TEXT SIZE
Aa Aa
Një 21-vjeçar është arrestuar në Maliq pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një 16-vjeçare.

Enea Duro është hasur rastësisht ditën e djeshme me vajzën në fshatin Podgorie, aty ku të dy janë banues dhe ka bërë veprime të turpshme përkundrejt të miturës duke e prekur në zona intime.

Ka qenë vajza që ka treguar te familja e saj ngjarjen dhe menjëherë janë drejtuar në komisariat për të bërë denoncim. Nga burimet e policisë konfirmohet fakti se dy të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin që mund ta kenë mbajtur të fshehtë, por ka qenë ngacmim nga ana e Enea Duros.

Dyshohet që autori të ketë probleme me shëndetin mendor ndonëse nuk figuron me kartelë apo dokumenta që e konfirmojnë këtë fakt. Hetimet e mëtejshme të prokurorisë do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Të Fundit