Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj në një komunikim për mediat foli për zjarrin që përfshiu pallatin tek rruga e Kavajës në Tiranë.
Ai bëri me dije se në këto momente zjarri është nën kontroll dhe se nuk ka persona të lënduar. Ndërsa shtoi se dëmet materiale janë të mëdha.
“Zjarri është nën kontroll po shkon drejt izolimit. Po vazhdojmë me vatrën e fundit. Zjarri ka marrë përmasa të shpejta.”, ka thënë ai
Gjithashtu bëri me dije se zjarri ka bërë dëm shumë të madh dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Në këto momente nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit, pasi për këtë do të flasin ekspertët”, ka thënë ai.