Policia braziliane njoftonte dje arrestimin e Antonio Pereira, në lidhje me torturën e vrasjen e 41 vjeçarit Glaudencio Santos, për joshjen e detyrimin e të dashurës së tij të punonte si prostitutë. I dashuri i moshuar i prostitutës 20-vjecare ishte në arrati që prej ngjarjes në fund të vitit të shkuar.
Policia tha se Antonio Pereira, 65 vjeç, kishte bindur Ana Silva, të thërriste tutorin e saj Glaudencio Santos, në një landfill ku ai kishte përgatitur planin e vrasjes, pasi kishte zbuluar se shfrytëzonte Ana si prostitutë.
Glaudencio ishte kontaktuar nga Ana e cila i tha të takoheshin në landfillin ku shiheshin edhe më parë, por kur erdhi aty, tutori u zu në pritë dhe u torturua nga Antonio që i kishte futur pistoletën në gojë si dënim për detyrimin e Ana të kryente akte seksuale ndaj klientëve.