Aksident në aksin Peqin-Elbasan, shkak një parakalim i gabuar

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lolaj rreth orës 16:40.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim e njërit prej tri automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Fatmirësisht nuk ka patur persona me dëmtime serioze, ndërsa automjetet janë dëmtuar pjesërisht.

Të Fundit