Trump vendos taksë 100% për filmat e huaj xhiruara jashtë SHBA-së: Na vodhën industrinë e kinemasë

Me një deklaratë të re, presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sulmuar ashpër prodhimet ndërkombëtare të filmit, duke shpallur vendosjen e një takse prej 100% për të gjitha filmat që xhirohen jashtë territorit amerikan.

Trump akuzoi vendet e tjera se kanë “vjedhur” industrinë amerikane të kinemasë, duke e krahasuar këtë me “t’i marrësh një karamele një fëmije”. Sipas tij, shteti i Kalifornisë ka pësuar dëmin më të madh nga kjo praktikë, për të cilën fajësoi “dobësinë dhe paaftësinë” e guvernatorit lokal.

Ai e cilësoi vendimin për vendosjen e tarifave si një përgjigje ndaj një “problemi të vjetër dhe të pafund” që, sipas tij, ka minuar për vite me radhë industrinë amerikane të filmit.

“Ju faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje,” u shpreh Trump në fund të deklaratës së tij, duke e mbyllur me sloganin e njohur: “Make America Great Again.”

Të Fundit