Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur mbi situatën në Liban teksa ka theksuar se prania e grupit të armatosur Hezbollah në Liban do të trajtohen veçmas nga Irani dhe në një “mënyrë të përshtatshme”.
“Izraeli nuk do ta bombardojë më Libanin”, tha Trump në Truth Social. SHBA-të e kanë të NDALUAR ta bëjnë këtë. Mjaft më!!!
Presidenti Donald Trump gjithashtu njoftoi sot lajmin nga Irani se Ngushtica e Hormuzit është rihapur, por sqaroi se bllokada aktuale detare amerikane do të mbetet në fuqi “derisa transaksioni ynë me Iranin të përfundojë 100%.



