Trump: Dokumente shumë interesante për UFO-t do të publikohen së shpejti! Këto fenomene janë reale

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se dokumentet qeveritare që do të zbulojnë informacione rreth UFO-ve pritet të publikohen shumë shpejt.

“Ne gjetëm shumë dokumente shumë interesante, duhet ta them, dhe publikimet e para do të fillojnë shumë, shumë shpejt, në mënyrë që edhe ju të shihni nëse këto fenomene janë reale”, tha Trump në një fjalim gjatë një eventi të organizuar nga Turning Point.

Në shkurt, Trump u kishte urdhëruar agjencive amerikane të fillonin publikimin e të dhënave qeveritare në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore, duke përmendur interesin e fortë publik për këtë temë.

Duhet theksuar se urdhri erdhi pas kritikave të ashpra kundër Barack Obamës për ndarjen e papërshtatshme të informacionit të klasifikuar, kur presidenti i 44-të i SHBA-së përmendi në një podcast se ekzistojnë alienët.

Të Fundit