Tronditet Kurbini! Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme inertesh, plagoset pronari

Tronditet Kurbini! Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në një firmë ku përpunohen inerte, ku në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë ekonomisti i firmës, dhe i plagosur pronari i biznesit.

Sipas policisë, është vrarë me armë zjarri shtetasi me inicialet S. M, rreth 70 vjeç, si dhe është plagosur pronari, shtetasi me inicialet A. GJ, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

 

Të Fundit