Trofeu i Eurovizionit shitet për të blerë dronë për Ukrainën, sa para u mblodhën

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovizionin e këtij viti, ka shitur trofeun e fituar për 900,000 dollarë për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.

Mikrofoni i kristaltë u hodh në një ankand në rrjetin social “Facebook”, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë ukrainase.

Ai u shit ditën kur orkestra performoi në një koncert bamirësie në Berlin, me qëllim mbledhjen e parave për kujdes shëndetësor dhe furnizime të tjera.

Duke folur gjatë koncertit, anëtari i grupit, Oleh Psiuk ka bërë thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4,031 civilë të vdekur dhe 4,735 të plagosur, sipas OKB-së.

Që prej nisjes së luftës më 24 shkurt më shumë se 14 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Të Fundit