Treni me një minutë vonesë: “gjobë” prej 43 cent shoferit/ Ai padit kompaninë hekurudhore për dëm moral.

Një shofer hekurudhor paditi kompaninë për të cilën punon, JR West, pasi rroga e tij u shkurtua me “43 cent”, si një dënim për vonesën prej një minutë në një prej trenave ku ai shërbente.

Ngjarja ndodhi në Japoni, e njohur për besueshmërinë e sistemit hekurudhor. Sipas raportimeve nga BBC, punëtori kërkoi 2.2 milionë jen (pothuajse 17 mijë euro) dëmshpërblim për ankthin që pësoi si pasojë e demit moral.

Historia – Fakti i “paditur” daton në qershor të vitit 2020. Shoferi, i cili duhej të drejtonte një tren bosh në stacionin Okayama, në jug të vendit, mbërriti në rrugën e gabuar. Kur e kuptoi gabimin, vrapoi drejt të duhurit, duke shkaktuar një vonesë prej një minutë në nisjen e trenit.

Shoferi u mbrojt duke thënë se nuk i kishte shkaktuar probleme as orarit dhe as pasagjerëve, duke qenë se treni ishte bosh. Në mars, ai më pas e çoi çështjen në Gjykatën e Qarkut Okayama: ai kërkon kompensim për dëmet morale. Nga ana e saj, kompania pretendon se ka zbatuar parimin “pa punë, pa pagesë”, ashtu si për ardhjen me vonesë apo mungesën e një punonjësi.

Të Fundit