Tregu i Krishtlindjeve në Sarandë/ Qyteti i zbukuruar për festa tërheq turiste vendas e të huaj edhe në dimër

Saranda është transformuar në një destinacion për turistët e huaj e vendas edhe gjatë festave të fundvitit . Tregu i Krishtlindjeve i organizuar për herë të parë në Sarandë i ka ndryshuar panoramën qytetit bregdetar, në vigjilje të festave të fundvitit. Jehona që po bën qyteti bregdetar me atmosferën e krijuar për festat e fundvitit, ka tërhequr jo pak të huaj. Saranda e tejmbushur me pushues nga mbarë bota gjatë muajve të verës po kthehet në një destinacion turistik dimëror

“Këtu është shumë bukur, pema e Krishtlindjeve është shumë e bukur, vendi po ashtu, po kënaqëm shume këtu dhe nuk kam parë pemë Krishtlindjesh kaq të bukur për Vitin e Ri si këtu në Shqipëri. Po e shijoj shumë. Unë jam nga Ukraina. I uroj të gjithë njerëzve për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, paqe në të gjithë boten, të jenë të lumtur dhe plot shëndet”, është shprehur një turiste nga Ukraina.

Shëtitorja buzë detit është kthyer në epiqendrën e festimeve, me zbukurime, kënde lojërash dhe 20 shtëpiza druri që ofrojnë produkte të ndryshme. Erjon Buzo një nga personat qe ka një shtëpizë druri thotë se kjo ishte atmosfera për të cilën qyteti kishte pasur nevojë.

Për qytetarët e Sarandës kjo atmosferë ka qen e shumë pritur dhe është kthyer,  për ta në një arsye për të dal nga banesat.

Tregu i Krishtlindjeve në Sarandë u rendit si një ndër  20 më të mirët sipas revistës prestigjioze “Forbs” në një shkrim të bërë disa ditë  më parë.

Të Fundit