Kemi udhëtuar në Treblovë të Bashkisë Selenicë,Vlorë. Më 13 korrik 2021 një sipërfaqe e madhe me pisha u dogj. Ullinj e pemë të tjera frutore, po ashtu, u dogjën nga një zjarr i rënë në mes te pyllit.Banorët thonë, se zjarri mund të jetë shkaktuar nga policia, e cila atë ditë, sipas tyre, ishte duke djegur disa bimë narkotike të gjetura në këtë zonë. Sipas banorëve, por edhe punonjësit të shërbimit zjarrëfikës, policët i kishin grumbulluar bimët e prera në mes të pyllit, ku edhe po i digjnin. Zjarri më pas përfshiu gjithcka. Dëmi është i konsiderueshëm. Rreth 2 ha me pisha 40 vjecare u shkrumbuan nga zjarri masiv.Ne iu drejtuam zyrtarisht Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Vlorë, për këtë shqetësim dhe policia në përgjigjen e saj, shprehet, se, po punohet për të identifikuar autorin, apo autorët për veprën e shkatërrimit të pronës me zjarr dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së Vlorës
- +355 67 220 8888
- [email protected]