Basha: Dhimbja që ndjej, është dyfishuar sot nga deklaratat e doktorit!

Basha nuk nguroi të shprehej jashtë kryesisë së Kuvendit edhe për deklaratat e bëra nga ish-Kryeministri Berisha në drejtim të tij, pas vendimit për përjashtimin nga grupi i PD-së.

“Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur në mënyrë të plotë dhe të qartë mbrëmë dhe asaj nuk i lëviz asnjë presje. Dhimbja që ndjej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin që u detyrova të marr dje është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga z. Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë, dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës. PD nuk ka rrugë tjetër, përveçse e bashkuar ti prijë kësaj beteje për shqiptarët dhe Shqipërinë”, tha Basha.

Të Fundit