Tre arsyet përse fëmijët nuk ju binden.

Flisni shumë gjatë

Gjatë një bisede me fëmijët duhet të konsideroni edhe moshën e tyre. Fjalët e komplikuara nuk mund të kuptohen prej tyre, ndaj dhe nuk do të arrijnë as të përqendrohen. Nëse ke kohë mendoje para atë që do të thuash dhe do ta kuptosh se sa e lehtë do të jetë që të komunikosh me fëmijët.

Britma dhe  ofendime

Një studim i bërë publik nga Child Development, thotë se fëmijët që kanë pësuar situata ku prindërit i kanë ngritur zërin, apo i kanë ofenduar janë më të predispozuar për të mos i dëgjuar këta të fundit.  Kjo ndodh pasi fëmijët kanë pësuar një traumë emocionale dhe do të jetë pak e vështirë për prindërit që të vendosin sërish urat e komunikimit me ta.

Shpërqendrimi

Prindërit shpesh janë shumë të shpërqendruar, ata mendojnë për punën, shtëpinë, faturat dhe ndër gjithë këto probleme fëmijët mbeten pak mënjanë.  Injorimi i fëmijës e dëmton shumë marrëdhënien  me të në nivel afatgjatë. Mund të mësosh të ndash kohën mes të gjitha impenjimeve, por mos harro impenjimi më i rëndësishëm që ke është fëmija.

Të Fundit