Trashgimtarja ngel pa pronë në mes të Tiranës, ndërtuesi nuk e llogarit pjesë të trungut familjar

Jemi në Rrugën e Dibrës në Tiranës për shqetësimin e zonjës Hava Agollari. Ajo tregon, se si trashëgimtare e nënës së saj Hanke Çelbeqiri, duhet të ishte lidhur kontratë mes saj dhe ndërtuesit për pallatin, që po bëhet në këtë pronë. Por daja i saj dhe ndërtuesi kanë bërë manipulime, duke e përjashtuar nga trashëgimia. Ne iu drejtuam firmës së ndërtimit “Diamond shpk” me administrator Zaim Korsi, por ky i fundit thotë, se Havaja e ka dhuruar pronën, edhe pse dhurimi nuk është pasqyruar në Kadastër.Ana pozitive në këtë histori, është se zonja dhe motrat janë në kartelën e pronës dhe kur ndërtuesi të regjistrojë lejen zhvillimore, duhet të cojë dhe marrëveshjet me pronarët, që janë në kartelë, pasi bashkëpunëtori i tij dhe daja i Havasë, Muharrem Tarexhepi, ka ndërruar jetë.

Të Fundit