Transportonin 57 emigrantë kundrejt 1000 €, arrestohen dy të rinjtë në Pogradec

Policia e Pogradecit ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, të cilët u kapën duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm. Ndërkohë një person është shpallur në kërkim.

Në pranga ranë shtetasit me inicialet M. L., 36 vjeç dhe E. D., 28 vjeç, banues në Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. O., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë kapur mjetin kamion tip “Iveco”, në pronësi të shtetasit A. O., me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezulton se, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi E. D., i cili kryente kontrollin e rrugës, me mjetin tip “Benz”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Të Fundit