Trajneri i Anglisë:Përgjegjësia e imja, unë zgjodha goditësit e penalltive

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate në përfundim të Euro 2020 ka pranuar se faji për humbjen e Anglisë ndaj Italisë ishte i tij.

Harry Kane dhe Harry Maguire shënuan dy penalltitë e para të Anglisë, por Rashford dhe Sancho nuk arritën të shënojnë, ndërsa Saka humbi goditjen e tij vendimtare që i dha fitoren kombëtares italiane.

“Jemi shumë të zhgënjyer fillimisht. Lojtarët ishin fantastikë. Ata dhanë gjithçka në këtë finale. Herë pas here, luajtën shumë mirë. Nuk e mbajtëm dot topin mjaftueshëm, veçanërisht në fillim të pjesës së dytë, por nuk ka asnjë fajtor për këtë.

Ishte një kënaqësi të punoje me ta. Në dhomat e zhveshjes ishte një situatë shumë e dhimbshme”, tha trajneri anglez.

Rashford dhe Sanço u aktivizuan në minutën e fundit të shtesës vetëm për të goditur penalltitë dhe Southgate pranon se kjo lëvizje ishte e gabuar, me të dy sulmuesit, të cilët u treguan të pasaktë, ndërsa Saka humbi në fund edhe penalltinë vendimtare

“Kjo është përgjegjësia ime. Unë zgjodha goditësit e penalltive bazuar në atë që kishim bërë në stërvitje dhe askush nuk vendosi vetë. Kemi fituar së bashku si skuadër dhe na takon të gjithëve ne përgjegjësia që nuk arritëm ta fitonim këtë ndeshje. Për sa u takon penalltive, ato ishin një vendim imi dhe mbeten me mua. Ne ishim të përgatitur për ndeshjen dhe e nisëm mirë. Por, fatkeqësisht, djemtë nuk arritën të bënin më shumë”, deklaroi trajneri.

Loja u mbyll barazim, por kupa u rrëmbye nga italianët pasi fituan në 11-metërsha.

Të Fundit