Trajneri e goditi me shuplakë, flet volejbollistja: Mediat e ekzagjeruan ngjarjen

Trajneri i Skënderbeut, Romeo Xeka u përjashtua përjetë nga sporti pasi nëpër media qarkulli një video ku dukej trajneri duke goditur me shuplakë dy nga lojtarët e skuadrës së tij, por duket se këtë gjë ato e kanë kërkuar vetë.

Protagonistja e videos që u bë virale tha në një intervistë për Euronews Albania se videoja është marrë nga portale të ndryshme dhe është ekzagjeruar.

Ajo tha se ndihet shumë e ngarkuar për shkak të lajmeve që qarkulluan dhe për masën e marrë nga Federata e Volejbolit Shqiptar ndaj trajnerit të saj. Volejbollistja shtoi se në ndeshjen që do të zhvillojë të dielën pre të fitojnë një trofe që do ia dedikojnë trajnerit Romeo Xeka.

“Unë jam protagonistja në viedon që u bë virale. Unë mendoj se ajo video është marrë nga portale të ndryshme dhe është ekzagjeruar. Në këtë moment jam shumë e ngarkuar si unë edhe familja nga komentet e ndryshme si nga njerëzit gjithashtu edhe nga lajmet, por gjëja e vetme që doja të thoja se të dielën do ngremë trofeun dhe trofeun do e fitojmë për profesorin”,-tha volejbollistja e Skënderbeut.

Të Fundit