Tragjike në Shkodër, burri vret me armë zjarri bashkëshorten dhe më pas veten

Krimi në familje ka tronditur sërish, këtë herë në Shkodër. Raportohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia”. Policia bën me dije se F. B., 79 vjeç ka vrarë me armë zjarri në banesë bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas uniformave blu nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh.

Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak

Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të Fundit