Divjaka është tronditur pasditen e sotme nga një krim i rëndë në familje.
Dyshohet se një 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten.
Behet me dije se dy viktimat janë Hekuran Rrasa dhe Fëllënxë Rrasa.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Divjakë/Informacion paraprak
Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.