Ka humbur jetën nga COVID-19 një 17-vjeçar në spitalin COVID-2.
News 24 raporton se adoleshenti nga Elbasani ka qëndruar një javë në terapi intensive. Ai ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi.
Po ashtu raportohet se edhe prindërit e 17-vjeçarit kanë qenë të shtruar në këtë spital.
Pothuajse prej një muaji situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar teksa numri i infektimeve me Covid është rritur ndjeshëm./