Pas arrestimit, i riu akuzon mjekun e QSUT-së se po i dhunonte gjyshin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj të riut, Leonard Berisha i akuzuar se dhunoi një mjek të QSUT-së.

Berisha ka shprehur pendese para gjykatës dhe pretendoi se mjeku po i rrihte gjyshin.

“Po më rrihte gjyshin. Jam jetim. Jam rritur me gjyshin. Vetëm gjyshin me gjyshen kam. Ai është 80-vjeç. Vetëm gjyshen kam në shtëpi. Jam shumë i penduar, ju kërkoj falje. Ai po më rrihte gjyshin zoti  gjyqtar. Le të bëj burg për Zotin e madh, ai po më rrihte gjyshin”, u shpreh i riu para togave të zeza, raporton gazetari Eni Ferhati.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datën 19 shkurt, ku 24-vjeçari goditi për shkak të detyrës mjekun Petrit Gjorgji.

Menjëherë reagoi edhe QSUT,  ku dënoi aktin tha se të tilla raste nuk duhet të ndodhin, pasi  mjeku ka qenë duke ndihmuar pacientin.

 

Të Fundit