Tragjedia e rëndë/ Digjet autobusi maqedonas në Bullgari, humbin jetën të paktën 45 shqiptarë, mes tyre 12 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një autobus me targa nga Maqedonia e Veriut, kanë humbur jetën të paktën 45 shqiptarë, mes tyre 12 fëmijë.

Ministria e Brendshme bullgare, ka bërë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku një autobus nga Maqedonia me 52 persona brenda ka marrë flakë në një nga autostradat e Bullgarisë.

Ndërkohë shtatë persona janë lënduar nga kjo ngjarja e rëndë të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar me dhimbje mëngesin e sotëm për tragjedinë që goditi shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar: “Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë! “

Të Fundit