Tragjedia e Himarës/ Rama:Nuk ka ngushëllim,familja tregoi vetëpërmbajtje të hatashme

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e drejtorit të ri të policisë së Shtetit foli dhe për ngjarjen tragjike të Himarës, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga oficieri i policisë Arjan Tase.

Kreu i qeverisë tha se ndihet i revoltuar për faktin se autori nuk ishte një pushues i zakonshëm por ishte një punonjës policie. Më tej, Rama tha se kjo tragjedi nuk ka ngushëllim, ndërsa përgëzoi familjen për vetë përmbajtjen e treguar në ato momente.

“Nga një shkelje aq e papërgjegjshme të rregullave më ka gërryer me ditë e me netë. Edhe kur i shkruajta edhe tani që po i lexoj këto rreshta kam ndjenjë të fortë revolte për shkak se shkelësi i cili u kthye në vrasës  nuk ishte një pushues i zakonshëm, por punonjës police që edhe si pushues duhet të jetë shembull i respektit të ligjin. Ky fakt e bëri tragjedinë jo vetëm për prindërit e çdo shqiptari të thjeshtë të dhimbshme, pavarësisht se kush ishte autori, por edhe shumë revoltues edhe për shkak të profilit të autorit. Ajo tragjedi nuk ka asnjë ngushëllim, s’ka si të ketë ngushëllim për familjen  e një fëmije viktimë, ama është vendi të thuhet që edhe në kulmin e një dhimbjeje ekstreme ajo familje e thjeshtë tregoi një vetëpërmbajtje të hatshme. Duke kërkuar mospolitizimin e fatkeqësisht.

Të Fundit