Tragjedi në Stamboll, zjarr në katin e parë të një pallati, 29 të vdekur

Një zjarr shpërtheu në katin e parë të një pallati 16-katësh në Sisli të Stambollit, ku humbën jetën 29 persona dhe 11 morën lëndime, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore. Në njoftimin e administratës së Stambollit, thuhet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga punimet e rinovimit.

Sipas njoftimeve, një shpërthim ka ndodhur në skenën e klubit të natës të quajtur Masquerade, që ndodhet në katin përdhes të një pallati 16-katësh, i cili ishte i mbyllur për Ramazan teksa po rinovohej.

Pas shpërthimit ka rënë zjarr në lokalin e natës. Ndërsa zjarri u përhap, klubi dhe ndërtesa u mbushën me tym. Në atë moment, ata që ishin në klub dhe në ndërtesë mbetën të bllokuar.

 

 

Të Fundit