Tragjedi në Greqi/ Makina shpërthen në flakë, digjet brenda mjetit 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kefalonia të Greqisë, ku një automjet me të cilin udhëtonin 4 nxënës, u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë. Fatkeqësisht, humbi jetën njëri prej tyre vetëm 17 vjeç.

Gazete greke “Protothema” raporton se të gjithë nxënësit që ndodheshin brenda makinës ishin gjimnazistë të së njëjtës shkollë dhe ishin me origjinë shqiptare.

Sikurse raportojnë mediat greke, automjeti devijoi në rrugë dhe më pas shpërtheu në flakë. Zjarri nisi nga pjesa e serbatorit të karburantit dhe u përhap në të gjithë makinën.

17-vjeçari ishte i ulur në sedijen e pasme. Ai nuk mundi të dilte në kohë nga makina dhe u humbi jetën për shkak të zjarrit.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikësja dhe forcat e policisë. Ekipet e emergjencës që fikën zjarrin deklaruan zyrtarisht se brenda mjetit gjetën të pajetë 17-vjeçarin.

Sipas dëshmitarëve, automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë kur u përmbys dhe u përplas me shtyllat në anë të rrugës. Më pas u përfshi nga flakët e zjarrit.

Ndërkohë, 3 pasagjerët e tjerë të mjetit mundën të shpëtonin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Të Fundit