Kryeqytetit ju shtuan një çerdhe dhe një kopsht i ri në zonën e ish-Bllokut, të cilat pritën 300 vogëlush. Kjo vepër u realizua falë grantit prej 5 milion Dollarësh të verisë së Katarit donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Në përurimin e këtyre institucioneve kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i shoqëruar nga ambasadori i Katarit në vendin tonë.
“Nëse duam t’i përgjigjemi pyetjes se si do të jetë Tirana pas 30 viteve, ne tregojmë një kopsht, sepse Tirana e 2050-ës gjendet në këto hapësira. Nëse këto hapësira janë të mira, atëherë e ardhmja e Tiranës do të jetë e mirë. Nëse këto hapësira janë ato që gjetëm në 2015-ën, me lagështirë, ky qytet nuk frymëzon më. Përgjigja për Tiranën e 2050-ës është ky kopësht, që ne ringritëm me miqtë tanë nga Katari dhe këngëtaren e famshme Dua Lipa. Ata janë dëshmi se si kontributi i njerëzve që duan të ndihmojnë, prodhon diçka fantastike”, është shprehur Veliaj.
Kryeqytetit gjatë këtyre ditëve është përballur me një trafik të rënduar në çdo rrugë, por kryebashkiaku fajin për trafikun ja ka lënë mësimit me turne.
“Por pavarësisht se i kemi shtuar hapësirat, mësimi vijon me turne prej pandemisë. Po të vaksinohemi shkojmë të gjithë me një turn dhe trafiku krijohet vetëm në orët pikut, jo 4 herë në ditë”, është shprehur ai.
Sipas Veliajt, nga ky fond janë financuar dhe do të hapen së shpejti edhe shkolla “Lasgush Poradeci” dhe shkolla në Pezë./Klan News