Muzika tradicionale luhej me zë të lartë dhe dasmorët kërcenin dhe bërtisnin që dhëndri të puthte më në fund nusen. Një kryebashkiak nga Meksika u martua me një aligator femër këtë javë.
Në një video që qarkullon në internet, kryebashkiaku shihet duke u përkulur dhe duke puthur vazhdimisht aligatorin e vogël. Megjithatë, nofullat e nuses ishin lidhur fort, për të shmangur mundësinë që ajo të hakmerrej ndaj “rrethanave” duke kafshuar kryebashkiakun.
Kjo martesë ceremoniale është një zakon parahispanik në shtetin e Oaxaca, ku jetojnë fiset indigjene Chodal dhe Wave. Në thelb është një lutje për natyrën, një lutje për t’u dhënë banorëve bollëk.
Në këtë mënyrë ata i kërkojnë natyrës shi të bollshëm, ushqim të bollshëm, në mënyrë që të ketë peshk në lumë